Connect with us

Rama viziton Universitetin Bujqësor, alarmohen qytetarët në rrugë: Çfarë po ndodh?!

Video

Rama viziton Universitetin Bujqësor, alarmohen qytetarët në rrugë: Çfarë po ndodh?!

Rama viziton Universitetin Bujqësor, alarmohen qytetarët në rrugë: Çfarë po ndodh?!S. Bardhi

Vec-e-jona

Ditën e sotme nis viti i ri akademik në Shqipëri dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha problemet që ka arsimi duhet të bëhet edhe një kaos i paparë trafiku.

Ndoshta jemi ndër vendet e vetme që eskorta e kryeministrit paralizon rrugët kur është duke kaluar, madje pa dashur t’ja dijë nëse dikush është sëmurë apo dikush rrezikon të humbasë punën nga vonesa.

Për të uruar këtë ditë, kryeministri Rama ka qenë në Universitetin Bujqësor që ndodhet në Institut.

Mirëpo, qytetarë të shumtë kanë shkruar për JOQ.al se kjo vizitë e kryeministrit në UBT ka shkaktuar një trafik që nuk i dihej fundi. Policë të shumtë kanë “zbrazur” rrugët për “nder” të kryeministrit, jo, por për siguri të tijën. Sepse për nder vetëm në një sundim monarkik mund t’i hapet kështu rruga mbretit.

Një qytetar ka shkruar:

Çfarë dreqin po ndodh që është gjithë ky trafik?! Askush nuk jep një shpjegim."

Ndërsa një qytetar tjetër shprehet i indinjuar se kështu ndodh sa herë kalon një eskortë qeveritare.

Por, bëni durim njerëz, Rama vërtet u prishi ditën, ama premtoi një universitet më të mirë. Dakord, keni të drejtën e botës të ankoheni sepse Rama dhe Nikolla kanë një jetë që e bëjnë këtë premtim dhe duket si një vrimë në ujë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top