Connect with us

Student në moshën 72-vjeçare, Destani nga Bilishti realizon ëndrrën

Video

Student në moshën 72-vjeçare, Destani nga Bilishti realizon ëndrrën

Student në moshën 72-vjeçare, Destani nga Bilishti realizon ëndrrënD. Cani

Lajme

Destan Dangllia e kishte ëndërr mbarimin e një shkolle të lartë. Ishte para 9 vitesh kur u ul në verandë dhe teksa po pinte kafen e mëngjesit, i lindi ideja të fillonte universitetin.

Rreth gjysmë shekulli, pas shkëputjes nga gjimnazi, ai mori hapin e madh duke iu drejtuar universitetit, në fshehtësi të plotë dhe pa i thënë askujt.

Atij nuk iu dha e drejta e studimit, pasi i ati ishte një ish-i dënuar politik.

Ja si shprehet Destani në një intervistë për Top Channel:

Në atë moshë i dukej të gjithëve si e pabesueshme, se unë mund të mbaroja shkollën, shpenzime nga më të ndryshme dhe në fund të fundit po vinte koha e pensionit, nuk kishte pse me duhej ajo diplomë më, sipas konceptit të tyre, ndërsa për mua asnjëherë nuk është vonë”.

Destani ka 5 vite që ka përfunduar degën e Agro-Mjedisit. Aktualisht ai po punon për diplomën. Për t’u konsultuar me pedagogët, Destani çdo jave merr rrugën nga Menkulasi i Bilishtit drejt Tiranës.

Ai ka shërbyer si një shembull për të gjithë të rinjtë dhe studentët. Kështu shprehet edhe pedagogu Pashk Lekaj në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Ja çfarë thotë ai:

Më mbeti në mendje dhe e përdorja si model, si shembull te studentët kur nuk mësonin, kur nuk ishin të rregullt. Ja ku e kemi një model i cili duhet ndjekur”.

Ndërkohë, Destani vazhdon:

Unë isha në një moshë, tani që nuk kisha pretendime për punë, por desha të marr një diplomë ashtu siç e kam menduar unë, duke bërë edhe një projekt dhe për këtë fillova që në atë vit, bëra një fidanishte. Kam bërë një punë parapërgatitore, kam bërë formate të ndryshme, ku kam nxjerrë bazën materiale, financat, të gjitha këto mendoj që tani përpara provimeve të dhjetorit ta kem finalizuar si projekt ide”.

Mbesa e tij, Kensina e ndihmon në procesin e të shkruarit.

Para kameras ajo thotë:

Gjyshi nuk është shumë i update-uar me teknologjinë, por gjithsesi ai shkruan në letër dhe unë mundohem t’ja hedh në kompjuter”.

Destani, sot është 72 vjeç dhe në dhjetor pret të diplomohet. Por nuk ka ndërmend të ndalet, duke shpresuar më vonë edhe për një “master”. Dhe pse jo, edhe doktoraturë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top