Connect with us

“A do të ketë arrestime të bujshme?”/Policia e Prokuroria mbyllin gojën, askush nuk flet

Video

“A do të ketë arrestime të bujshme?”/Policia e Prokuroria mbyllin gojën, askush nuk flet

"A do të ketë arrestime të bujshme?"/Policia e Prokuroria mbyllin gojën, askush nuk fletA. Shehaj

Lajme

ll

Në lidhje me sasinë e drogës së sekuestruar dje në një vilë në fshatin Babicë të Vlorës, ku u kapën rreth 4 ton drogë, ka reaguar zëvendës-drejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj.

Jaupaj deklaroi se poseduesi i kësaj sasie droge, Armando Koçerri, mik i ngushtë i klanit Habilaj, është vënë në pranga.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Jaupaj bëri një përmledhje të shkurtër të gjithë informacionit të dhënë më parë për mediat, pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe pa thënë asnjë gjë të re.

Ai u shpreh:

Në një banesë në këtë fshat është konstatuar një sasi prej 3978 kg kanabis. Policia ka arrestuar Armando Koçerrin, 31 vjeç, banues në Babicë. Është sekuestruar edhe një gomone, në pronësi të Ferdinand Habilaj dhe me prokurë të përdorimit Mojsi Habilaj, si dhe një armë gjahu. Janë shoqëruar edhe 2 të tjerë. Aksioni është bërë në bashkëpunim me organin e akuzës.

Ndërkaq, kreu i organit të akuzës, Adriatik Llalla, pas përfundimit të një takimi në qytetin e Vlorës, është ndalur për të thënë dy fjalë për mediat.

Ai nuk dha asnjë detaj në lidhje me atë që pritet të ndodhë në vijim.

Llalla u tregua hermetik dhe u shpreh:

Prej disa muajsh kishim në hetim rastin konkret që u finalizua. Jemi në hetim të çështjes, në varësi të rezultateve do të bëhen arrestimet".

Kryeprokurori Lllalla u prit nga Ramadan Troci në Vlorë dhe ishte i shoqëruar nga drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai u drejtua për në Lushnje, ndërsa nuk tha nëse do të ketë arrestime të rëndësishme apo jo në ditët në vijim.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top