Connect with us

Adela u nda nga jeta disa ditë më parë, Rudina Magjistari i dedikon një mesazh të ndjerë

Kuriozitete

Adela u nda nga jeta disa ditë më parë, Rudina Magjistari i dedikon një mesazh të ndjerë

Adela u nda nga jeta disa ditë më parë, Rudina Magjistari i dedikon një mesazh të ndjerë

E diela e bukur dhe e ngrohtë e 29 tetorit, u kthye në një ditë zie jo vetëm për të afërmit, miqtë dhe të gjithë dashamirësit e gazetares Adela Xhamani, por edhe për të gjithë rrjetin virtual, që iu bashkua dhimbjes së familjarëve për humbjen e parakohshme të bijës së tyre.

Pasditen e djeshme, edhe moderatorja e Tv Klan, Rudina Magjistari, ka ndarë me publikun një mesazh të ndjerë për Adelën, e cila shfaqjen e fundit televizive e pati pikërisht nga ky ekran dhe në këtë program.

“Të kujtojmë së bashku, edhe ndoshta për ta nderuar për të fundit herë gazetaren e njohur Adelajda Xhamani, e cila u nda nga jeta tragjikisht para dy ditësh. Një vajzë e zonja, një vajzë e fortë, e cila dha një mesazh kuraje të jashtëzakonshme, një model frymëzimi për këdo që dëshiron të ndjekë ëndrrën e vet.

Një vajzë me shpirt të bukur, gjë që e pasqyronte shumë edhe në portretin e saj. Ka koinciduar që daljen e fundit publike e ka pasur në programin tonë. Ka qenë një ngjarje shumë e dhimbshme, na ka tronditur të gjithëve absolutisht dhe nuk besoj që ka koment për këtë, na ka prekur të gjithëve.

Ka qenë një ngjarje që na ka lënë gjurmë të thella, që na ka bërë të reflektojmë. Mendimet tona shkojnë për familjen e saj, për dhimbjen që kanë ata dhe për vetë Adelën që shpirti i saj të prehet në paqe”, u shpreh Rudina në mesazhin e saj. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top