Connect with us

Visho Ajazi dha dorëheqjen, Presidenti Meta dekreton lirimin e kreut të SHISH

Kuriozitete

Visho Ajazi dha dorëheqjen, Presidenti Meta dekreton lirimin e kreut të SHISH

Visho Ajazi dha dorëheqjen, Presidenti Meta dekreton lirimin e kreut të SHISH

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot lirimin nga detyra të Visho Ajazit nga posti i kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Lajmi për dorëheqjen e Ajazit u Bë publik ditën e hënë, kërkesë të cilën si fillim e dërgoi tek kryeministri Edi Rama, duke mos lënë asnjë vend për diskutim.

Ajazi mori drejtimin e SHISH në gusht të vitit 2012. Ndërkohë, fill pas dorëheqjes së Ajazit nga detyra, Rama zhvilloi një takim me Ilir Metën në Presidencë, ndërsa u emërua në detyrën e kreut të SISH, Helidon Bendo.

Ndërkohë pritet qëndrimi i Metës për propozimin e Bendos në këtë post. Presidenti u shpreh dje në një intervistë se nuk ka ngut për dekretimin e Bendos.

"Dorëheqja e Ajazit për mua ishte e papritur. Në natyrën time si gjithmonë në krye të institucioneve kam respektuar parimin e bashkë fqinjësisë. Dhe në rastin konkret, që bëhet fjalë për një institucion të një rëndësie të veçantë. Kam qenë i bindur që vazhdimësia gjithmonë është pozitive.

Një javë më parë e kam garantuar zotin Ajazi që ai do të kishte mbështetjen time të plotë për të vazhduar detyrën e tij në luftën kundër krimit të organizuar. Ai ka falënderuar për besimin dhe kjo ka qenë thjesht për të konfirmuar dhe vazhdimësinë. Bëra një garanci dhe mbështetjen, pasi e ka pasur. Nuk mbaj dot njeri pa dëshirë në funksione. Dekreti për emërimin e ri? Nuk ka ngut dhe do ta shqyrtoj me qetësi", u shpreh Meta.

Dekret për lirimin e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

Dekretoj:

Neni 1

Zoti Visho Ajazi Lika, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10635

Tiranë, më 30.10.2017

Presidenti i Republikës

Ilir Meta. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top