Connect with us

Adriatik Llalla takim me prokurorët e krimeve të rënda, të pranishëm edhe ekspertë të huaj

Kuriozitete

Adriatik Llalla takim me prokurorët e krimeve të rënda, të pranishëm edhe ekspertë të huaj

Adriatik Llalla takim me prokurorët e krimeve të rënda, të pranishëm edhe ekspertë të huaj

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka zhvilluar këtë pasdite një takim me prokurorët e krimeve të rënda. Nuk dihet ende qëllimi i këtij takimi, por vjen në një kohë kur politika po “zien” në akuza të ndërsjella.

Burime të Noa.al mësojnë se në takimin e kreut të organit të akuzës me prokurorët e krimeve të rënda, kanë qenë edhe ekspertë të marrëdhënieve me jashtë.

Kujtojmë, më herët Llalla anuloi një takim me ish-ministrin Tahiri, i cili kishte kërkuar një bisedë me kryeprokurorin.

Ditën e sotme, PD dhe PS janë përshirë në replika në distancë për trafikun e drogës, ku opozita ka vijuar me shigjetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si i lidhur me trafikun në rastin e arrestimit të kushuririt të tij, Moisi Habilaj.

Për këto akuza reagoi vetë deputeti socialist, i cili tha se është i gatshëm të presë çdo hetim për këtë çështje.

Ndërkohë, pasdite, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kryetarët e dy partive më të mëdha në opozitë, akuzuan se krimi dhe trafiku i drogës kanë mbështetjen e Edi Ramës. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top