Connect with us

Arrestohet polici në Durrës, lejoi personi me të dhëna kriminale të pajiset me armë

Kuriozitete

Arrestohet polici në Durrës, lejoi personi me të dhëna kriminale të pajiset me armë

Arrestohet polici në Durrës, lejoi personi me të dhëna kriminale të pajiset me armë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Durrës, njoftoi se ka ndaluar sot një punonjës policie si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

SHÇBA tha se në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit kreu një hetim gati 2 javor për N/komisar Gjergji Azisllari, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në stacionin policor Plazh, Durrës.

Ky punonjës akuzohet se ka përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin me rekorde kriminale Genti Nerjaku, i cili ishte pajisur me armë zjarri për në banesë.

Shtetasi i mësipërm u arrestua nga Policia e Durrësit gjatë një operacioni të zhvilluar në fillim të Tetorit, në kuadër të operacionit policor “Vjeshtë 2017”.

Në këtë operacion u arrestua edhe shtetasi M.F., si dhe u sekuestruan 2 armë zjarri, një makinë dhe disa telefona celularë.

Pas veprimeve procedurale të SHÇBA-së rezultoi se i arrestuari është person me rekorde kriminale, por kishte ndryshuar gjeneralitetet. Punonjësi i Policisë Azisllari nuk ka kryer verifikimin në sistem sipas procedurave standarde të punës.

Gjatë hetimit ka rezultuar se po ky punonjës policie kishte përpiluar të njëjtin lloj vërtetimi edhe për shtetasin A.M., i cili gjithashtu rezulton me rekorde kriminale në të dhënat e Policisë së Shtetit.

SHÇBA ka nisur një inspektim në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë për procedurat e ndjekura nga strukturat përgjegjëse, për pajisjen me leje për blerje dhe mbajtje të armëve të zjarrit.

SHÇBA ka në dispozicion numrin falas 0800 90 90 për denoncime për çdo qytetar, kur konstaton shkelje apo abuzime nga punonjës të Policisë.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top