Connect with us

Ai ndërpreu dasmën e dy të rinjve, por reagimi i çiftit do u ngrohë zemrën

Video

Ai ndërpreu dasmën e dy të rinjve, por reagimi i çiftit do u ngrohë zemrën

Ai ndërpreu dasmën e dy të rinjve, por reagimi i çiftit do u ngrohë zemrënS. Bardhi

Thashetheme

Ta ndërpresë ceremoninë e betimit në dasmë një qen, po, kjo ka ndodhur në Brazil dhe me gjasë është ndër gjestet më të mira që mund të keni parë.

Një çift i dashuruar adoptoi një qen të braktisur teksa ky i fundit u bë pjesë e dasmës së tyre në mënyrën më të paparë.

Marilia dhe Matheus Pieroni, nga São Paulo, Brazil, ishin gati t’i thoshin “Po” njëri-tjetrit, kur qeni filloi të ecte mes njerëzve dhe të ulej pikërisht në vellon e nuses.

Marilia, nusja, tha për The Dodo:

Ndërsa ceremoni filloi, për çudinë e të gjithëve ishte qeni që erdhi dhe filloi të më tërhiqte vëmendjen duke luajtur me vellon time.”

Qeni u mor nga të ftuarit më pas, por dhuroi një pamje mjaft të bukur, ndërkohë që çifti zotohej, ai ishte ulur në vellon e nuses dhe çifti siç do shihni në foto ishte shumë i kënaqur nga ndërhyrja e papritur.

Çifti e kërkoi gjithë mbrëmjen, por vetëm disa ditë më vonë e gjeti dhe e mori atë në banesën e tyre dhe e quajtën atë Snoop.

Çifti tha në internet:

Ishte një surprizë shumë e këndshme edhe pse e paparashikuar nga askush përveç qenit, ne i duam kafshët dhe jemi të lumtur që tani është në mesin tonë.”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top