Connect with us

Aksident i rëndë rrugor, katër persona të plagosur

Kuriozitete

Aksident i rëndë rrugor, katër persona të plagosur

Aksident i rëndë rrugor, katër persona të plagosur

Aksident me pasojë katër persona të plagosur është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec, ku mjeti tip "Volkswagen" me targa KO3267P është përplasur me mjetin tip "Jeep Novara" me targa AA260RK.

Për pasojë janë aksidentuar 4 shtetasit: Xh.D., 32 vjeç, banues në Biranj, D.E, banues në Tiranë, F.E, banuese në Tiranë 70 vjeçe dhe S.E., 19 vjeç, banues në Tiranë, tre të fundit anëtarë të një familje.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ndodhen nën kujdesin e intensiv të mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top