Connect with us

Pamje tronditëse, nëna tërheq zvarrë fëmijën në mes të rrugës

Kuriozitete

Pamje tronditëse, nëna tërheq zvarrë fëmijën në mes të rrugës

Pamje tronditëse, nëna tërheq zvarrë fëmijën në mes të rrugës

Një video tronditëse është duke qarkulluar në rrjetet sociale, ku duket një nënë e cila tërheq zvarrë fëmijën e saj jo më shumë se 2 vjeç.

Pamjet janë filmuar në Liverpul, ndërsa autoritetet vendase janë në kërkim të gruas në fjalë.

Gruaja duket e shpenguar teksa mban në dorë një çantë, ndërsa në anën tjetër tërheq me litar djalin e mitur.

Videoja u postua fillimisht në Twitter, por shumë shpejt komentuesit reaguan duke thënë se nuk bëhej fjalë për një fëmijë, por kukull.

Megjithatë, Joe Cain, e cila e postoi këtë klip insiston se ai është origjinal dhe është filmuar në rrugët e Liverpool.

Duke folur për Echo, Cain tha: “Po ecja nëpër qytet dhe fëmija u rrëzua. Gruaja e pa por vijoi të ecte. Fëmija nuk u ndje, megjithatë kalimtarët mbetën të shtanguar nga ajo që panë”.

Videoja, e cila është parë mijëra herë, ka shkaktuar reagime të shumta. Mbetet e paqartë nëse pamjet janë reale, apo bëhet fjalë për një shaka pa kripë. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top