Connect with us

Aksident masiv në Vlorë/Përplasen tre makina natën vonë, 5 të plagosur

Video

Aksident masiv në Vlorë/Përplasen tre makina natën vonë, 5 të plagosur

Aksident masiv në Vlorë/Përplasen tre makina natën vonë, 5 të plagosurA. Shehaj

Lajme

aks

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Vlorë-Fier, në zonën e Panajasë, ku janë përplasur tre automjete dhe për pasojë 5 persona kanë ngelur të dëmtuar.

Policia e qytetit bregdetar bën me dije se mjeti tip ''Audi'' me drejtues 22 vjeçarin Klevis Deliaj, gjatë drejtimit të mjetit ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga pas mjetin tip ''Hyndai'' me drejtues 34-vjeçarin Q.M.

Si pasojë e përplasjes së këtyre dy mjeteve, errësirës dhe bllokimit të rrugës është përplasur me trafikndarësen edhe mjeti tip ''Benz'', me drejtues 24-vjeçarin D.L.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar të tre drejtuesit e mjeteve si edhe 2 pasagjerët, Sh.L., 29 vjeçe, E.M., 29 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në përfundim të hetimit dhe përcaktimit të rrethanave të aksidentit ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip ''Audi'.

Në polici është shoqëruar Klevis Deliaj, 22 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale ''Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor''.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top