Connect with us

Aktori i preferuar i telenovelave “tërbohet” nga pyetja, godet gazetarin në sy të të gjithëve

Video

Aktori i preferuar i telenovelave “tërbohet” nga pyetja, godet gazetarin në sy të të gjithëve

Aktori i preferuar i telenovelave “tërbohet” nga pyetja, godet gazetarin në sy të të gjithëveF. Gjoni

Thashetheme

Ai është një nga aktorët më të suksesshëm dhe më të pëlqyer të publikut, të cilin e kemi parë shpesh në telenovelat meksikane.

Por duket se Eduardo Yanez sapo u tregoi fansave të tij se nuk është ai mashkulli ideal që paraqitet në serialet televizive.

Gjatë një interviste për mediat, një gazetarë ka insistuar disa herë për të mësuar diçka më tepër për raportin e tij me të birin, por pikërisht kjo pyetje e ka “tërbuar” dhe e ka nxjerrë nga vetja.

Gazetari i drejtohet:

Përse djali juaj kërkoi para online pas përplasjes së makinës? Përse nuk ia dhatë ju?”

Ndërsa aktori me një ton të ashpër i përgjigjet:

Nëse shqetësohesh kaq shumë për djalin tim, shko dhe jepja ti”.

Gazetari vijon të insistojë:

Jo ne pyesim sepse publiku është kurioz, dhe detyra ime është të të pyes”.

Eduardo i kthehet sërish me inat:

Jo këto janë budallaqe, ju doni t’i përfshini njerëzit në punët që nuk i takojnë… Dhe me mua mos trego mungesë respekti”.

Kaq ka mjaftuar që aktori të mos i përmbante nervat dhe ta gjuante me shuplakë në sy të të gjithëve, duke krijuar një situatë të sikletshme.

Ndërkohë mediat spanjolle shkruajnë se gazetari i përfshirë në incident, Paco Fuentes, do të ngrejë një padi kundër tij.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top