Kuriozitete
Akuza e fortë e PD: Të mblidhet urgjent komisioni, Tahiri e Rama po shkatërrojnë provat
Akuza e fortë e PD: Të mblidhet urgjent komisioni, Tahiri e Rama po shkatërrojnë provat
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike janë mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit ku kërkojnë mbledhjen e Komisionit të Mandateve për miratimin e kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.
Sipas deputetit demokrat Eduard Halimi, çdo minutë që ikën i shërben shkatërrimit të provave sa i takon çështjes "Tahiri", emri i të cilit doli në përgjimet e trafikantëve të drogës të arrestuar në Itali.
Halimi i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi që të mbledhë urgjentisht Këshillin e Mandateve.
Sipas tyre çdo minutë që kalon, çdo zvarritje, ndihmon Saimir Tahirin dhe Edi Ramën në fshehjen e provave të krimit, të trafikut të drogës.
Pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Tahirit, ka reaguar edhe kryedemokrati Basha. Ai i ka bërë thirrje Kuvendit për të votuar menjëherë heqjen e imunitetit të Tahirit për t’i hapur rrugë arrestimit të tij. Sipas Bashës çdo deputet duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe kushtetutën.
“Arrestimi i Tahirit është vetëm hapi i parë, në fakt që prej këtij momenti qeverisja e Edi Ramës ka mbarur de facto. Çdo ditë e qëndrimit të tij si kryeministër është agoni. Rama sot është i vdekur politikisht, është një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si i çekuilibruar. PS është e vdekur nëse nuk shkëputet nga Rama”, tha Basha. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.