Connect with us

Amerika? Kanadaja? Australia? Jo, more njerëz! Vendi i mundësive është Shqipëria

Video

Amerika? Kanadaja? Australia? Jo, more njerëz! Vendi i mundësive është Shqipëria

Amerika? Kanadaja? Australia? Jo, more njerëz! Vendi i mundësive është ShqipëriaL. Çela

Vec-e-jona

Shqiperia

Qindra mijëra shqiptarë ëndërrojnë të shkojnë në SHBA, Kanada, Gjermani, Angli apo Australi duke i pagëzuar këto vende si vatra të mundësive.

"Toka e premtuar" na duket çdo vend, përjashto Shqipërinë. Edhe nëse na vjen një mundësi për punë këtu, nuk e marrim seriozisht. Na duket sikur diferenca e një njeriu të punësuar me një tjetër të papunë është shumë e vogël.

Në fakt, te ne ha bukë edhe ai që nuk punon. Sa e lehtë, ë? Ti rri dhe me 99% mundësi që do ta shtysh të nesërmen, sepse ke prindërit, të afërmit apo thjesht diçka të trashëguar. Sidomos fshatarët! Ata po, jetojnë me çdo kusht.

Deri këtu jemi në rregull, por a e tregojmë krejt anën tjetër të medaljes?

Shqipëria mund të quhet fare mirë një tokë mundësish. Këtu kushdo mund të bëjë një rol apo detyrë për të cilën nuk ka përgatitjen dhe aftësitë e duhura.

Në Shqipëri, 90% e gazetarëve nuk kanë studiuar për gazetari, por punojnë si të tillë. E quajnë veten gazetarë, edhe pse thjesht marrin diçka të gatshme dhe e përpunojnë. Kujtojnë, madje, nganjëherë, se bëjnë analiza! Ama quhen edhe opinionistë!

Këtu mund të shkosh te një universitet privat dhe të bëhesh çfarë të duash. Mund të kesh qenë dërrasë fare në 12 vitet e para të shkollës! Paguan 2-4 mijë euro në vit dhe me pak sforco (nga xhepi, domethënë) kalon vitin dhe ia hodhe. Bëhesh avokat, infermier, ekonomist, çfarë të duash! Zgjidh e merr! Mund të vish edhe nga fundi i botës, këtu bëhesh dikushi. Në letër po, një herë!

Shqipëria i bën të gjithë të ndihen artistë. Janë nja tre djem në Shkodër, të cilët shkruajnë disa fjali në qoshet e "Facebook"-ut dhe trajtohen si poetë. Janë nja shtatë të tjerë në Vlorë, të cilët këndojnë me dajre nëpër dasma dhe trajtohen si këngëtarë. Çdo djalë mund të bëhet DJ brenda javës. Madje, këtu shpallesh "Nderi i kombit" nga Presidenti vetëm se ke ndryshuar numrin e gjoksit. A nuk është ky një vend mundësish?

Në këto 28 mijë kilometra katrorë gjithkush mund të bëhet politikan. Nuk di të lidhësh dy fjali bashkë? Nisu, se je për Kuvend! Bën gafa para buke dhe pas buke? Lëri ilaçet, direkt për te Ministria e Shëndetësisë! Ke vrarë e prerë në vitet e errëta? Je fiks për Ministër i Brendshëm! Ke vërtetuar se je profesionist në vjedhje? Paaaaa, sa bukur! Shpejto te Drejtoria e Doganave!

Ejani në Shqipëri, amerikanë, francezë, rusë apo suedezë! Këtu realizohen ëndrrat! Të gjithë me diploma, të gjithë me punë klasi, të gjithë me vlerësime! Kushdo ndihet mbret!

Ka filluar të na hyjë frika për ta provuar Lotarinë Amerikane. Ja, e fituam, çfarë ndodh? Nga avokat me ofertë 1+1 (edhe kamarier) të shkosh për të pastruar banjot e të huajve?! Nga financier me ofertë 1+1 (edhe ekspert i "Call Center"-it) të shkosh për të larë shtëpitë e pleqve?!

Jo, o zotëri! Këtu do të vdesim, me profesione fantastike, diploma spektakolare, fjalë të mëdha dhe kryet ndërshalë. Më mirë të gjithë të parët e katundit dhe zëvendëskryetarë të vetëzgjedhur të PVN-së (Partia Vendnumëro), se të fundit e një qyteti evropian. /JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top