Connect with us

Arrestohet djali i ministrit të brendshëm

Kuriozitete

Arrestohet djali i ministrit të brendshëm

Arrestohet djali i ministrit të brendshëm

Raportet nga Ukraina thonë se hetuesit antikorrupsion kanë arrestuar djalin e ministrit të Brendshëm të këtij vendi, Arsen Avakov.

Burimet në Zyren Kombëtare Antikorrupison (NABU) kanë thënë se Oleksandr Avakov, është arrestuar sot, pas bastisjes në shtëpinë e tij, në qytetin Harkov, në pjesën lindore të Ukrainës.

Ministri Avakov ka konfirmuar për faqen në Internet, Ukrayinska Pravda, se detektivët kishin “ardhur te djalim im për të kryer bastistje”.

NABU ka thënë se i ka arrestuar tre individë, përfshirë ish-zëvendës ministrin e brendshëm dhe një biznesmen, lidhur me një rast të keqpërdorimit.

U tha se hetimet ndërlidhen me përvetësimin e dyshuar të afro 520 mijë dollarëve të buxhetit të shtetit, që i ishin ndarë ministrisë së Brendshme për blerje të pajisjeve në periudhën 2014-2015.

Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se aksionet e NABU-s janë “të bazuara politikikisht e jo në ligj”.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top