Connect with us

“Azem Hajdari kishte inteligjencë të ulët, s’meritonte zyrë shteti dhe s’do ngelet në histori”

Video

“Azem Hajdari kishte inteligjencë të ulët, s’meritonte zyrë shteti dhe s’do ngelet në histori”

"Azem Hajdari kishte inteligjencë të ulët, s'meritonte zyrë shteti dhe s'do ngelet në histori"A. Shehaj

Lajme

Të paktë janë ata që mendojnë e guxojnë të mos flasin mirë për të ndjerin Azem Hajdari, ama kur flitet për të një rrëmujë e madhe shkaktohet në media, ashtu sikurse ka shkaktuar këtë herë analisti Mustafa Nano.

Në një shkrim të tijin për gazetën "Mapo", Nano e cilëson Azem Hajdarin si një njeri të zakonshëm, me inteligjencë të ulët dhe që nuk meritonte një zyrë shteti.

Sipas analistit, edhe nëse do t'i kishin dhënë një post, Hajdari nuk do të kishte qullosur dot gjë.

Ja çfarë shkruan Nano:

Azem Hajdari ishte një njeri i zakonshëm. Shumë i zakonshëm. Me prerje e poza prej të forti. Me IQ të ulët. Mund të thuhet që kishte nuhatje politike, dhe kjo e ndihmoi që të spikaste, por nuk i vlejti për të bërë karrierë, dhe aq më mirë që ndodhi kështu. Azemi nuk e meritonte një zyrë shteti. Nuk ishte njeri për zyrë. Do kishte bërë shumë të pabëra, nëse do i kishin dhënë një përgjegjësi publike. E nëse nuk ia dhanë, këtë e kanë bërë edhe për të mirën e tij. Pa e pasur si qëllim të mirën e tij. Sepse Berisha, që e kish në dorë për t’i dhënë një përgjegjësi, e kishte si halë në sy. Dhe ish për këtë arsye që nuk ia dha një post, e jo sepse nuk e përfytyronte dot Azemin në një zyrë. Në fund të fundit, Azemi do ishte një zyrtar më i denjë se shumë të tjerë që Berisha i ka zgjedhur më pas për t’i patur vartës. Nuk e kishin për qëllim të mirën e tij, por ata që e kanë dashur dhe e duan Azemin si personazh të historisë, duhet të jenë të kënaqur që ai nuk mori një post publik. Nuk kish për të qullosur gjë. Madje, do kish katranosur gjithçka. E kështu, idhulli i tyre do të humbiste edhe më”.

Nano shkruan ndër të tjera se Azemi nuk do mbetet në histori dhe se vetë nuk kishte ideal.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top