Connect with us

Bagazhin plot me kokainë e tufa me euro në makinat luksoze, ky është detaji që fundosi shqiptarët

Video

Bagazhin plot me kokainë e tufa me euro në makinat luksoze, ky është detaji që fundosi shqiptarët

Bagazhin plot me kokainë e tufa me euro në makinat luksoze, ky është detaji që fundosi shqiptarëtF. Tenolli

Lajme

Pasditen e së martës në zonën e Ponte di Nona, Romë, dy shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane.

Shqiptarët me iniciale M.A, 50 vjeç dhe V.A, 37 vjeç, po transportonin 32 kg kokainë, të cilën e kishin futur në bagazhin e një makine.

Agjentët italianë kishin disa kohë që e vëzhgonin parkingun ku shqiptarët magazinonin drogën.

Ata kishin vënë re sjellje të çuditshme të personave të cilët silleshin në atë perimetër.

Sasia e kokainës u gjet në bagazh e ndarë në pako dhe e mbuluar me qese celofoni në mënyrë që të bëhej e papërshkueshme.

Brenda makinës, në anën e djathtë të shoferit u zbulua një ndarje e posaçme që hapej me anë të një mekanizmi të ndërtuar posaçërisht.

Në parking u gjetën gjithashtu makina të mëdha që përdoreshin nga shqiptarët, brenda të cilave ishin magazinuar paratë që përfitoheshin nga shitja e lëndës narkotike.

U sekuestruan 40 mijë euro dhe një pistoletë e vogël, e cila rezultoi e vjedhur në Romë dy vite më parë.

Në vlerë tregu, kokaina do të kapte shifrën e disa milionë eurove.

Ky është një nga sekuestrimet më të mëdhenj të kokainës në Romë kohët e fundit, e lidhur kjo me një organizatë kriminale për të cilën janë duke u thelluar hetimet.

Foto ilustruese
Foto ilustruese
Foto ilustruese

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top