Connect with us

Balla mbledh grupin parlamentar të PS, diskutohen akuzat ndaj Tahirit

Kuriozitete

Balla mbledh grupin parlamentar të PS, diskutohen akuzat ndaj Tahirit

Balla mbledh grupin parlamentar të PS, diskutohen akuzat ndaj Tahirit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbledhur paraditen e sotme grupin në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Mësohet se në fokus të kësaj mbledhje janë diskutimet lidhur me akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Deputeti socialist i cili për thuajse katër vite drejtoi ministrinë e Brendshme u vu nën akuzë gjatë dits së djeshme, pas daljes së përgjimeve të dy të arrestuarve në Itali, ku përmendnin emrin e tij si të përfshirë dhe ku të ndaluarit thoshin se ai merrte “pjesën”.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama duke reaguar lidhur me përgjimet tha se të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

“Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam -Me shtet, punë, mirëqenie. Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!”, deklaroi kreu i qeverisë. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top