Connect with us

Aksidenti me pasojë vdekjen në Tiranë, detajet janë tragjike

Kuriozitete

Aksidenti me pasojë vdekjen në Tiranë, detajet janë tragjike

Aksidenti me pasojë vdekjen në Tiranë, detajet janë tragjike

Dalin detaje të reja lidhur me aksidentin me pasojë vdekjen të ndodhur në Tiranë, pasditen e djeshme.

Policia bën me dije se rreth orës 14:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, një mjet ka aksidentuar një këmbësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “Ferit Xhajko”, këmbësori H. D., rreth 75 vjeç, ka vrapuar të kaloj trafikndarësen.

Sipas policisë, i ndjeri ka tentuar të kalojë rrugën në një sektor ku nuk është vendkalim për këmbësorët, duke humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar.

Në këtë moment ka kaluar sipër këmbësorit mjeti me targë AA 545 NN, me drejtues shtetasin A. Y.

Si pasojë e dëmtimeve të marra i moshuari ka gjetur vdekjen. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Aksident me pasojë vdekjen

Në foto, viktima i shtrirë

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top