Connect with us

Banda e drogës ku përmendet Tahiri, publikohet dosja e plotë

Kuriozitete

Banda e drogës ku përmendet Tahiri, publikohet dosja e plotë

Banda e drogës ku përmendet Tahiri, publikohet dosja e plotë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha publikon dosjen e plote hetimore për bandën e drogës dhe përfshirjen e ish-ministrit Tahirit.

Por ish-ministri Saimir Tahiri i cilësoi të akuzuarit si kushërinj të dhjetë të tij duke i etiketuar si kriminelë.

Po ashtu deklaroi se faji i tij i vetëm është se katër vite më parë u ka shitur makinën, por se më tej nuk ka bërë verifikimet e rastit për ta.

Kjo situatë plot akuza ndaj Tahirit, vjen pasi orët e fundit, në mediat italiane u publikuan përgjimet e disa personave të zhytur në trafik ndërkombëtar droge me vlerë miliarda lekë. Në përgjime rezulton dhe emri i Saimir Tahirit, për të cilin një nga të përgjuarit e policisë pohon se i dërgonte pjesën e vet të parave Tahirit, në rastin e përgjuar, 30 mijë euro.

Nga arrestimet e fundit në Itali të një bande droge, në krye të saj qëndron shtetasi Moisi Habilaj, për të cilin opozita thotë se është i afërmi i ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Mediat italiane, shkruan sot se Moisi Habilaj i arrestuar ditën e djeshme në shtetin fqinj, ka mbërritur në Siçili së bashku me bashkëpunëtorin e tij Sabi Çelaj me automjetin Audi të ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Moisi Habilaj, kushëriri i Saimir Tahirit, në Siçili ishte ura kryesore lidhëse me trafikantët e mëdhenj të drogës të cilët mund të blinin me para në dorë qindra kilogramë marijuanë për ta shitur më pas në tregjet e drogës në Katania, Sirakuza e Raguza”, shkruajnë mediat italiane.

Më poshtë gjeni dosjen e plotë e cila është në gjuhën italiane:

Partia Demokratike publikon dosjen e plote hetimore per banden e droge dhe perfshirjen e Tahirit by Florent Ulqinaku on Scribd

TAHIRI: KUSHËRI S’KAM VETËM HABILAJN, POR EDHE NJË KRIMINEL TJETËR

SAIMIR TAHIRI: KUNDËRSHTARË NUK KISHA VETËM NË PD POR EDHE NË PS

Akuzat për trafik droge, Saimir Tahiri në konferencë: Ja e vërteta!

PROKURORI I PËRGJITHSHËM REFUZON TË PRESË NË TAKIM SAIMIR TAHIRIN

“Tahiri i lidhur me trafikantët e drogës”, Basha thirrje të fortë për kryeprokurorin Llalla

Emri i Tahirit u përmend nga trafikantët e drogës, Rama bën deklaratën e papritur

Berisha: Përgjimet italiane, gati mandati për arrestimin e Saimir Tahirit

Akuzat pas arrestimit të Habilajt, Tahiri konferencë në orën 16:00

Deputeti demokrat publikon dy akuza: Mjaftojnë për të futur Tahirin në burg

Media italiane zbardh përgjimet e Habilajt: 30 mijë euro duhet t’ia jap Saimirit

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top