Connect with us

Basha: Dorëheqja e Visho Ajazit presion politik, Rama të lejojë arrestimin e Tahirit

Kuriozitete

Basha: Dorëheqja e Visho Ajazit presion politik, Rama të lejojë arrestimin e Tahirit

Basha: Dorëheqja e Visho Ajazit presion politik, Rama të lejojë arrestimin e Tahirit

Kryetari i Partisë Demokratike pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PD-së në një deklaratë për mediat ka komentuar për herë të parë edhe dorëheqjen e ish-kreut të SHISH, Visho Ajazit. Basha u shspreh se kreu i SHISH pati presione pas raporteve për implikimin e punonjësve të policisë në kultivimin dhe trafikun e drogës.

"Kam konstatuar presione ndaj kreut të SHISH. Por një gjë është e sigurtë se një SHISH që harton raporte për përfshirjen e policëve në trafikun e drogës, është halë në sytë e narkoshtetit dhe të Edi Ramës. Kjo do të thotë se narkoshteti po përdor gjithçka për të mbyllur aferën e Tahirit, por e kundërta do të ndodhë. Tahiri nuk do t'i shpëtojë drejtësisë”, u shpreh Basha.

Më tej Basha theksoi se bota perëndimore nuk do lejojë që vendi ynë të kthehet të sundohet nga bandat.

“Bota perëndimore nuk do lejojë që Shqipëria të kthehet në narkoshtet, në shtet të dështuar dhe të sunduar nga bandat. Kjo çështje nuk do të mbyllet, por të tjera do të hapen në vijim", tha Basha.

Kreu i demokratëve iu rikthye edhe njëherë çështjes së Tahirit duke i bërë thirrje kryeministrit Rama që të mos i bëjë presion Prokurorisë, por të lejojë arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.

"Edi Rama të mos i bëjë presion prokurorisë. Saimir Tahiri duhet të arrestohet. Përdorimi i imunitetit bëhet për të mbrojtur atë dhe Thairin", shtoi Basha. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top