Connect with us

IKMT aksion në Farkë dhe Paskuqan, do prishen 23 objekte

Kuriozitete

IKMT aksion në Farkë dhe Paskuqan, do prishen 23 objekte

IKMT aksion në Farkë dhe Paskuqan, do prishen 23 objekte

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një aksion në zonën e Farkës në kryeqytet.

IKMT ka planifikuar prishjen e 23 objekteve, një, dy dhe tre katëshe me funksione shërbimi dhe banimi.

Operacioni i IKMT realizohet në kuadër të projektit për ndërtimin e unazës së jashtme të Tiranës, pjesa verilindore e saj, që përfshin segmentin kthesa e Saukut-Bregu i lumit, Loti 2.

Një pjesë e objekteve që kanë nisur të prishen nga IKMT janë shpronësuar, ndërkohë që pjesa tjetër janë shpallur të jashtëligjshëm. Po sot, IKMT ka prishur dy objekte në zonën e Paskuqanit, pranë lumit të Tiranës.

Objektet ishin pengesë për realizimin e projektit "Rehabilitimi i lumit të Tiranës". Objektet e prishur ishin të jashtëligjshëm. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top