Connect with us

Imuniteti i Tahirit, Manja: Nuk mund të vendosnim për arrestim, provat ishin jo ligjore

Kuriozitete

Imuniteti i Tahirit, Manja: Nuk mund të vendosnim për arrestim, provat ishin jo ligjore

Imuniteti i Tahirit, Manja: Nuk mund të vendosnim për arrestim, provat ishin jo ligjore

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja ka komentuar qëndrimin e mazhorancës në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, ku deputetët e shumicës kërkuan që të bëhet kontroll personal dhe në banesën e Saimir Tahirit.

Sipas Manjës, shumica ka vlerësuar se kërkesa e prokurorisë për heqjen e mandatit, dhe më pas arrestimin e Tahirit, nuk ishte e mbështetur në prova siç e parashikon ligji.

“Kërkesën e prokurorisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri si masë e kufizimit të lirisë, ne si shumicë çmojmë se kërkesa e prokurorisë nuk mbështetej në prova siç e kërkon neni 73/2 i kushtetutës, neni 288 i Kodit të Procedurës Penale. Pra prokuroria shqiptare është e lirë, pasi të kemi një vendimmarrje të Kuvendit në seancë plenare, të vijojë hetimet”, tha deputeti Manja.

Ai kërkon nga organi i akuzës që të vijojë hetimet, duke garantuar mbështetje për këtë proces.

“Ne inkurajojmë prokurorinë që t’i vazhdojë me të njëjtën dinamikë hetimet, pavarësisht se këto hetime kanë vetëm 72 orë që kanë nisur. Ju tashmë e keni bërë të qartë edhe opinionin publik përmes transmetimit të seancës së Këshillit të Mandateve e të Rregullores. Ne e garantojmë prokurorinë që do t’i japim gjithë mbështetjen e duhur për t’i shkuar deri në fund të vërtetës, sepse jemi këtu për të vërtetën”, ka thënë Manja.

Në seancën e ardhshme, Parlamenti do të votojë dy raporte. I pari që është propozuar nga opozita, PD-LSI, ku është votuar pro kërkesës së prokurorisë për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit, dhe arrestimin e tij, dhe raporti i PS-së e cila kërkoi vetëm kontroll personal dhe në banesë. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top