Connect with us

Bëni kujdes nga këto 5 shenja të horoskopit, mos ia tregoni kurrë sekretet tuaja

Kuriozitete

Bëni kujdes nga këto 5 shenja të horoskopit, mos ia tregoni kurrë sekretet tuaja

Bëni kujdes nga këto 5 shenja të horoskopit, mos ia tregoni kurrë sekretet tuaja

Të mbash një sekret nuk është aq e lehtë dhe këtë gjë e thotë shkenca, por kjo gjë bëhet edhe më e vështirë nëse i përket një prej shenjave të mëposhtme të zodiakut.

Përpara se t’i besoni dikujt një sekret, sigurohuni që ky i fundit nuk do ta përhapë atë. Lista nuk është aq e shkurtër ndaj vazhdoni lexoni dhe bëni lidhjet e shenjave me njerëzit që njihni në mënyrë që të jeni të përgatitur.

Dashi

Nëse dashi mund të mbajë nën kontroll pijen, mund të mbajë dhe sekretin tuaj. Në një atmosferë festive ku të gjithë janë të pirë, dashit i rrëshket të parit gjuha dhe fillon të flasë më shumë nga sa duhet.

Binjakët

Janë shenja e komunikimit, ndaj nuk u vëmë faj atyre, por juve që shkoni i thoni një sekret binjakëve. Nuk e bëjnë nga dashakeqësia, por flasin aq shumë saqë nuk i filtrojnë informacionet që japin.

Gaforrja

Nëse një gaforre bën thashetheme me ju, e sigurtë që bën thashetheme edhe për ju, shkruan ‘bota sot’. Janë dëgjues të mirë, por sapo të largohet nga ju, biseda e radhës që do të bëjë me të tjerët do të jenë problemet tuaja.

Peshorja

Peshorja nuk pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, por kur i jepet rasti e përqafon dhe këtë gjë e bën duke folur më shumë se duhet, jo vetëm për të tjerët por edhe për veten.

Shigjetari

Shigjetarit i flet goja para mendjes dhe kjo është arsyeja përse kjo shenjë nuk mban dot sekrete. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top