Connect with us

“Benz-i” përplaset me “BMW” në afërsi të tunelit të Elbasanit, një i plagosur

Kuriozitete

“Benz-i” përplaset me “BMW” në afërsi të tunelit të Elbasanit, një i plagosur

“Benz-i” përplaset me “BMW” në afërsi të tunelit të Elbasanit, një i plagosur

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Elbasanit ku mjeti tip "BMW" me targa AA 419 FY, ka goditur nga pas mjetin tip "Benz" me targa AA 897 PC drejtuar nga shtetasi A.B., 55 vjeç banues në Elbasan.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë pasagjerja e mjetit tip "Benz" shtetasja F.A., 59 vjeçe banuese në Elbasan, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të mjetit tip "BMW", shtetasin H.H., 30 vjeç banues në Elbasan për të cilin ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor"./b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top