Connect with us

Lëviznin në makinë me armë dhe kanabis, pranga dy të rinjve nga Lezha

Kuriozitete

Lëviznin në makinë me armë dhe kanabis, pranga dy të rinjve nga Lezha

Lëviznin në makinë me armë dhe kanabis, pranga dy të rinjve nga Lezha

Dy persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për kanosje dhe armëmbajtje pa leje kanë përfunduar në prangat e policisë së Lezhës.

Mësohet se në pranga janë vënë Erjon Bacaj, 25 vjeç, i kërkuar nga policia dhe Bruklind Deda, 18 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë gjatë ditës së djeshme nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pasi bënë të mundur lokalizimin e të rinjve në rrugën Rrëshen- Bukmirë. Në momentin e ndalimit, Bacaj shoqërohej nga Bruklind Deda.

Këtyre 2 shtetasve, gjatë kontrollit fizik dhe në automjet të ushtruar nga forcat policore, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me karikatorë me 7 fishekë, 1 armë gjahu pa leje dhe disa doza lëndë bimore e llojit kanabis sativa.

Veprat penale në ngarkim të tyre "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" "Mbajtje pa leje e armëve të gjahut" "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top