Connect with us

Burg për Nezar Seitin, bashkëpunëtorin e Habilajve

Kuriozitete

Burg për Nezar Seitin, bashkëpunëtorin e Habilajve

Burg për Nezar Seitin, bashkëpunëtorin e Habilajve

Gjykata e Krimeve të Rënda la lene ne burg financierin e Habilajve, Nazer Seitin. Vendimi u mor ne seancën e sotme në ngakrim te Seitit, për të cilin trupi gjykues vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg”, shkruan Panorama.

Më herët seanca gjyqësore për Nazer Saitin u ndërpre, pasi avokati kërkoi kohë për t’u njohur me dokumentet e prokurorisë.

Seiti kishte marrë masën arrest me burg për 20 ditë. Ndërkohë prokuroria ka kërkuar ashpërsim të masës pasi ka njoftuar për prova të reja.

Më herët burime pranë organit të akuzës thonë për “Panoramën” se Nezar Seitit i është ofruar statusi i bashkëpunëtorit, por ai e ka refuzuar një “marrëveshje” të tillë.

Seiti ka pranuar para prokurorëve të Krimeve të Rënda se ka lidhje krushqie me Habilajt, pasi e shoqja e tij i ka kushërinj.

Gjithashtu, ai ka thënë se ka udhëtuar shpesh drejt Italisë në kërkim të punëve të ndryshme, dhe se kthehej shpesh në Shqipëri për të parë prindërit e moshuar, që banojnë në Vlorë. Lidhur me trafikun e drogës, dhe rolin e tij si bashkëpunëtor i Moisi Habilajt, Nezar Seiti nuk ka preferuar të japë shpjegime.

Ai ka kërkuar që të gjykohet në shtetin fqinj, ku janë ngritur akuzat e para, duke i thënë “po” ekstradimit.

Nga ana tjetër, pritet që të mbërrijnë shkresat përkatëse nga Itali për ekstradimin e Nezar Seitit. Po kështu, “Panorama” mëson se në pyetje është marrë edhe i arrestuari tjtër në Babicë të Vlorës, Armand Koçerri.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top