Connect with us

Altin Basha tregon më në fund arsyen e largimit të Ermal Mamaqit nga “Portokalli”

Kuriozitete

Altin Basha tregon më në fund arsyen e largimit të Ermal Mamaqit nga “Portokalli”

Altin Basha tregon më në fund arsyen e largimit të Ermal Mamaqit nga “Portokalli”

Regjisori i “Portokallisë”, Altin Basha ka folur rreth spektaklit të humorit që ai drejton që prej vitit 2003. Basha është ndalur tek një pikë që ka krijuar shumë debat kohët e fundit; largimet nga Portokalli.

Njëri prej aktorëve që ka qenë pjesë e spektaklit që në fillimet e tij, është Ermal Mamaqi, për të cilin Basha ka treguar se ai u largua nga “Portokallia” për fustanet e nuseve.

“Ermali u largua nga Portokallia për fustanet e nuseve, i pëlqeu më mirë biznesi, nuk pati asnjë problem. E ka maksimizuar veten në atë emision, emisionin e ka mirë, e ka interesant.

Por nuk ka probleme në këtë pikë, se ka shumë diskutime që unë kam përzënë shumë njerëz nga Portokallia, në fakt ikin njerëzit që nuk mbajnë presionin, kjo është gjithë ideja, dhe kur ulet performanca.

Unë s’jam një person i interesuar që të heq aktorët e mirë nga emisioni se nuk kam asnjë interes”, është shprehur Basha.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top