Connect with us

Burrë e grua në majë të vinçit: Na sillni Nikollën dhe Veliaj, ndryshe do hidhemi

Kuriozitete

Burrë e grua në majë të vinçit: Na sillni Nikollën dhe Veliaj, ndryshe do hidhemi

Burrë e grua në majë të vinçit: Na sillni Nikollën dhe Veliaj, ndryshe do hidhemi

Dalin detaje të reja lidhur me çiftin i cili qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm u ngjitën në lartësinë e një vinçi pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë duke kërcënuar me vetëvrasje.

Mësohet se ata janë bashkëshortët Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, të cilët qysh prej orës 07.30 të mëngjesit të sotëm, qëndrojnë në lartësinë e frikshme.

Bëhet e ditur se ata janë ish-të përndjekur politikë, ndërkohë që nuk dihet më shumë mbi motivin e këtij veprimi.

Po ashtu bëhet e ditur se ata kanë kërkuar që të shkojnë në vendin e ngjarjes ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po negocion për t’i bindur që të zbresin.

Uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe kanë shoqëruar për të marrë në pyetje rojën, në cilësinë e personit përgjegjës për të monitoruar kantierin. /a.y/noa.al

Dy persona hipin majë vinçit në qendër të Tiranës, kërcënojnë se do hidhen

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top