Connect with us

“Tre ish-kryeministra shqiptarë, në përgjim nga Italia”

Kuriozitete

“Tre ish-kryeministra shqiptarë, në përgjim nga Italia”

“Tre ish-kryeministra shqiptarë, në përgjim nga Italia”

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e së martës në emisionin ‘Top Story’.

Duke folur për përgjimet e grupit të drogës që drejtohet nga Moisi Habilaj dhe përmendjen e emrit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit në këto përgjime, Hoxha tha se më parë kanë qenë në përgjim edhe tre ish-kryeministra të vendit tonë.

Edhe pse nuk dha emra, Hoxha deklaroi se emrat e tyre kanë dalë në përgjimet e disa grupeve kriminale të përgjuar për trafik kokaine për në Belgjikë dhe Holandë.

Po ashtu, ka kritikuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila sipas tij, nuk ka marrë iniciativën për të nisur hetimet.

“Bëhet fjalë për një furtunë mediatike dhe politike por ende nuk kemi parë që organet po nisin diçka konkrete. Për sa kohë që Prokuroria dhe Krimet e Rënda nuk kanë nisur hetimet nuk ka asgjë. Dera që opozita duhet të trokasë është ajo e Prokurorit të Përgjithshëm,” tha Hoxha.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top