Connect with us

“Çlirimi”, Majko mesazh të fortë për kufijtë me Kosovën: Flasim më 1 janar

Kuriozitete

“Çlirimi”, Majko mesazh të fortë për kufijtë me Kosovën: Flasim më 1 janar

“Çlirimi”, Majko mesazh të fortë për kufijtë me Kosovën: Flasim më 1 janar

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka zgjedhur këtë ditë të veçantë dhe të shënuar për të gjithë shqiptarët në mbarë botën për t'i mësuar edhe më shumë idesë së bashkimit të kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo ide e parashtruar pak ditë më parë nga Majko ngjalli tensione nga pala serbe të cilët e cilësuan si provokim nga ana e ministrit shqiptar, por duket se ky i fundit nuk do të tërhiqet.

Teksa uron këtë përvjetor të çlirimit të shqiptarëve, Pandeli Majko shkruan në rrjetin e tij social Facebook se ky 29 nëntor duket i akullt e tinëzuar, teksa sjell në kujtesë se deklarata e tij për hapjen e kufijve mes dy vendeve shqiptare u quajtën si "fishekzjarrë".

“Çdo vit në mëngjesin e 29 nëntorit urimin e parë e kam pasur për këtë datë të shënuar. Ajo është dita e përvjetorit të çlirimit dhe fitores së Aleancës së shqiptarëve me antifashizmin. Ajo i dedikohet nderimit për partizanët, midis të cilëve edhe xhaxhai im që qysh 14 vjeç ju bashkua atyre që çliruan vendin. Ky 29 nëntor më duket i akullt e tinëzar. Dhe kjo nuk ka të bëj me Luftën dhe LANC.

Lexova që deklarimet e mia për hapjen e kufijve midis Shqipërisë dhe Kosovës për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, janë quajtur si “fishekzjarre”. (!) Kjo nuk i takon penës së gazetarit por informacionit që po shpërndahet. Për ata me kujtesë, shpresoj tu kujtohet vizita zyrtare e kryeministrit Haradinaj në Tiranë këtë vit.… Mund të konsultohen edhe me videon nga konferenca e shtypit e dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës në 27 shtator 2017 pas takimit zyrtar”, shkruan Majko.

Më tej ai paralajmëron se duke u gdhirë 1 janari i vitit 2018 fjalët "seriozitet" dhe "fishekzjarrë" do të kenë provën e tyre, duke shtuar se do të flasë pasi të ndodhë kjo.

“Shpresoj, që 1 janari 2018 të jetë provë se kufiri “jugosllav” midis dy shteteve tona do të kthehet në një kufi të standarteve të Bashkimit Europian. Si mund të integrohemi tek të tjerët kur nuk jemi të aftë ta bëjmë të ndodhi me njëri-tjetrin?

I kam hedhur poshtë me neveri ata që paralelizonin 29 nëntorin e çlirimit të Shqipërisë me atë të Jugosllavisë. Shqiptarët u prenë në besë në Luftën e Dytë. Ndërsa një pjesë luftonin për të çliruar Jugosllavinë, një pjesë tjetër u masakrua si rishkrim i historisë së vjetër jugosllave në marrëdhëniet me shqiptarët”, shton Majko.

Më tej në postimin e tij Majko shprehet se nuk justifikon askënd, ndërsa shton se e di që ka pasur edhe "shqipfolës" në krah të Jugosllavisë së Titos kundër shqiptarëve, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë.

“E vërteta e vërtetë, është se nga të dyja krahët e kufirit Shqipëri – Kosovë, ka edhe sot, që nuk e duan që të ndodhë ajo që pritet. Ajo për të cilën shqiptarët u vranë në 1944-ën dhe 1999-ën. Duke u gdhirë 1 janari, në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës, fjalët "seriozitet" apo “fizhekzjarr" do të kenë provën e tyre. Pas kësaj, do të flas! Uroj, që të jetë urim! Lavdi dëshmorëve! Lavdi atyre që ditën pse jetuan”, përfundon Majko. /b.l/noa.al./

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top