Connect with us

Digjet një shtëpi në Bulqizë, familja me 6 anëtarë mbetet në qiell të hapur

Kuriozitete

Digjet një shtëpi në Bulqizë, familja me 6 anëtarë mbetet në qiell të hapur

Digjet një shtëpi në Bulqizë, familja me 6 anëtarë mbetet në qiell të hapur

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke u shkrumbuar e gjitha.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07.00 të mëngjesit të kësaj të mërkure në fshatin Ostren, Bulqizë.

Mësohet se zjarri ka shkrumbuar banesën dy katëshe të Fehmi M., 64 vjeç, duke bërë që gjashtë anëtarët e familjes të mbeten në qiell të hapur.

Banesa është djegur pothuajse plotësisht, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se djegia e banesës është shkaktuar si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik.

Aktualisht grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top