Connect with us

Denoncoi durrsakun për dhunë e pengmarrje, ukrainasja ikën nga Shqipëria e shoqëruar nga polic

Kuriozitete

Denoncoi durrsakun për dhunë e pengmarrje, ukrainasja ikën nga Shqipëria e shoqëruar nga polic

Denoncoi durrsakun për dhunë e pengmarrje, ukrainasja ikën nga Shqipëria e shoqëruar nga polic

Një ditë më parë policia e Durrësit njoftoi arrestimin e një 24 vjeçari Almarjo Xhebexhia i denoncuar nga një vajzë e re nga Ukraina për dhunë dhe pengmarrje. 21 vjeçarja u paraqit në spital para dy ditësh me hematoma në fytyrë.

Pas kësaj mjekët panë hematomat në fytyrë dhe njoftuan policinë, e cila mori dëshminë e ukrainases dhe arrestoi të riun durrsak, djali i një biznesmeni të njohur në Durrës.

Mësohet se ditën e sotme e reja ka lënë Shqipërinë për t'u kthyer në Ukrainë. Në mëngjes ajo është shoqëruar nga policia. Kolavina ka lënë spitalin dhe është drejtuar në aeroportin "Nënë Tereza", bashkë me një biletë.

Nga ana tjetër prokuroria dje e quajti arrestimin e Almarjo Xhebexhiut të paligjshëm. Ndërsa policia e arrestoi në mëngjes, prokuroria e liroi në darkë 24 vjeçarin, pa vendim gjykate.

Rrëfimi i vajzës

Jemi njohur në verë në Malin e Zi. Ishte muaji korrik. Ai ishte për pushime dhe unë gjithashtu kisha ardhur me pushime. Pasi u njohëm mbajtëm kontakte, ndërruam numrin e telefonit dhe u bëmë miq në Facebook për të mbajtur kontakt.

Me pëlqeu si djalë dhe pasi komunikonim thuajse përditë. Më pas krijuam një lidhje dashurore. Më kërkoi të vija në Shqipëri dhe kam ardhur disa herë nga korriku deri tani.

Dje erdha sërish me kërkesë të tij, por më dhunoi, më rrahu, më godiste pa pushim dhe më kërcënonte se do të më vriste: “Këtu s’të gjen njeri, do të vras po mbylle gojën”; më kërkonte të qëndroja këtu.

Nuk e di arsyen pse kërkonte të qëndroja ndërkohë që nuk më prezantonte me familjen. Nuk e di çfarë qëllimi kishte, ndoshta donte të punoja këtu a mos ndoshta donte të më prostituonte. Ngrita këto dyshime në mendjen time pasi po sillej shumë ashpër dhe më dhunonte. Më mbajti pa dëshirë në një hotel këtu në Durrës. Nuk e di çfarë qëllimi kishte.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top