Connect with us

Deputetët e opozitës akuzojnë: Krimi dhe mafia kanë kapur shtetin

Kuriozitete

Deputetët e opozitës akuzojnë: Krimi dhe mafia kanë kapur shtetin

Deputetët e opozitës akuzojnë: Krimi dhe mafia kanë kapur shtetin

Pas vendimit të Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren, që vendosi të dalë me dy raporte të ndryshëm për çështjen në ngarkim të Saimir Tahirit, deputetë të opozitës nuk kursyen akuzat për mazhorancën.

Nasip Naço i LSI-së tha se do të dëshironte që Parlamenti të votonte pro heqjes së mandatit, ashtu sikundër ishte edhe qëndrimi i kësaj force politike në Këshill.

“Opozita votoi pro për të gjitha kërkesat që kishte sjellë organi i prokurorisë, ndërsa PS, 5 deputetët e saj votuan për variantin tjetër, vetëm për kontrollin personal dhe kontrollin e banesës duke përjashtuar në të gjitha rastet kërkesën e arrestimit.

Besoj që me këtë mënyrë votimi do të kenë dy raporte. Një që mbështet plotësisht organin e prokurorisë në kërkesat e saj dhe raporti i dytë do të jetë vetëm për kontrollin personal dhe të banesës.

Do të jetë Kuvendi ai që do të vendosë me votë. Shpresoj që deri ditën e mërkurë gjërat do të ndryshojnë dhe ata që e pranuan pjesërisht ta pranojnë plotësisht kërkesën e organit të prokurorisë.Është paravendosur ditë më parë që seanca do të jetë ditën e mërkurë dhe ditën e enjte”, tha Naço.

Ndërkohë, për demokratin Enkelejd Alibeaj një gjë e tillë ishte e prithsme, dhe shtoi se shteti është kapur nga mafia dhe krimi.

“E pritshme ishte ajo që edhe ju e keni menduar gjatë kësaj kohe. PS, të pesë anëtarët e PS në Këshillin e Mandateve dhe Rregulloreve votuan kundër dhënies së Autorizimit për arrest dhe kontroll, si një akt i vetëm i prokurorisë. Ky shtet përfundimisht është kapur nga krimi dhe nga mafia”, tha Alibeaj.

Edhe deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ndau të njëtin shqetësim ndërsa shtoi se edhe parlament kontrollohet nga të njëjtën persona që votuan në Këshill.

“Kërkesën e prokurorisë e ndanë në dy pjesë. Ligjërisht sapo kanë thënë që nuk është ky Saimir që kërkon Guardia di Finanza, por edhe nëqoftëse është, ka ndonjë intrigë politike.Kjo është historia. Edhe në Parlament votën qeveria e komandon, si këta që votuan sot këtu”, u shpreh ai. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top