Connect with us

Dhimbja e këngëtarit të njohur shqiptar: Humba gjysmën time, ndihem i paplotë

Kuriozitete

Dhimbja e këngëtarit të njohur shqiptar: Humba gjysmën time, ndihem i paplotë

Dhimbja e këngëtarit të njohur shqiptar: Humba gjysmën time, ndihem i paplotë

“Unë vazhdoj të jetoj në këtë jetë ku ti më le…” ishte një mesazh i fundit i këngëtarit korçar Stefi Prifti, i cili vazhdon ta vuajë po njëlloj humbjen e bashkëshortes pothuaj 2 vjet pas ngjarjes tragjike nga jeta.

Sëmundja që i mori jetën para kohe Marinës nuk ishte dhimbje e madhe vetëm për Stefin, por sidomos mungesa e saj ndihet edhe nga dy vajzat, Maria dhe Joana.

Dy vjet më pas, motrat janë edhe më të lidhura me njëra-tjetrën, por e ndiejnë shumë mungesën e të atit në shtëpi.

Dhe ky është pengu më i madh për Stefin. Për shkak të angazhimeve artistike, ai nuk mund të jetë aq sa do të donte pranë të bijave, por edhe sikur të mundte, nuk do arrinte kurrë ta zëvendësonte bashkëshorten e ndjerë.

I ftuar sot te “Pasdite në Top Channel”, Stefi rrëfeu për jetën gjatë këtyre dy viteve pa Marinën, përkushtimin ndaj të bijave, forcën që ka marrë prej tyre për të vazhduar përpara dhe, natyrisht, ngushëllimin që gjen te muzika.

I ndier në faj për mungesën në shtëpi, Stefi thotë se pengu më i madh i tij është koha me të bijat, edhe sepse ato ia kërkojnë gjithmonë këtë:

“Ajo që më shqetëson më shumë tani është mungesa ime në shtëpi. Vajzat më thonë “baba, duhet të jesh më shumë në shtëpi”,- thotë Stefi duke shtuar se, sidomos tani që është vetëm, i duhet të vendosë të tjera prioritete që nuk janë gjithmonë aq të thjeshta.

Megjithatë, është krenar si për Marian, ashtu edhe për Joanën: “Do të isha shumë i lumtur nëse do të bëjnë në jetë atë që bënte nëna e tyre…”

Mund të ndihet keq në një moment, në një mëngjes kur zgjohet vetëm, mund të jetë i përlotur, mund të qajë me dënesë, mund t’i dedikojë edhe një status bashkëshortes atje lart, por nuk pendohet. Dhe as dorëzohet.

Vajzat janë ato që i kanë dhënë më shumë forcë, ato që e bëjnë kranar çdo ditë, por edhe muzika:

“Vajzat janë ato që më kanë dhënë forcën më të madhe, nëse do të isha vetëm, mbase nuk do të isha as këtu me ju, nuk e di. Mendoj se njeriu duhet të gjejë forcën, sidomos kur ke vajza… Kjo ka qenë forca ime më e madhe dhe tjetra, edhe muzika”, – shton Stefi.

Edhe në ato momente kur e ndien më shumë mungesën e bashkëshortes, Stefi e gjen një mënyrë, megjithatë pranon se pa Marinën… “jam përgjysmë, nuk jam më i plotë. Ne ishim të lidhur qysh studentë, me Marinën, jeta ime me të ishte shumë e gjatë…”

Maria dhe Joana, vajzat e Stefit e kanë nisur rrugën e muzikës. E madhja është në vitin e dytë Master, ndërsa Joana studion për piano.

Ato të dyja janë forca më e madhe e Stefit, por edhe muzika pas tyre jo më pak. Këngët e reja, koncertet në vende të ndryshme, por edhe mbrëmjet e natës live.

Rrallë, në netët live, janë të pranishme edhe vajzat për të ndjekur të atin.

Jo vetëm sepse ai u mungon në shtëpi, por edhe sepse janë një fuqi dhe një mbështetje e madhe, shumë më e madhe tani që e ëma e tyre i shikon nga lart.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top