Connect with us

Dhunoi ish-gruan, kapet burri i shpallur në kërkim

Kuriozitete

Dhunoi ish-gruan, kapet burri i shpallur në kërkim

Dhunoi ish-gruan, kapet burri i shpallur në kërkim

Një person, i shpallur në kërkim për dhunë ndaj ish-gruas së tij, është ndaluar nga policia.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit, Durim K, 40 vjeç, banues në Peshkopi.

Ky person ishte shpallur në kërkim me datë 30 shtator të këtij viti, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases M.K, duke i shkaktuar dhe dëmtime të lehta.

Gjatë ditës së djeshme nga shërbimet e policisë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Dhunë në familje". /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top