Connect with us

Restaurohet instilacioni “I love Tirana”, thirrje për ruajtjen e veprave publike

Kuriozitete

Restaurohet instilacioni “I love Tirana”, thirrje për ruajtjen e veprave publike

Restaurohet instilacioni “I love Tirana”, thirrje për ruajtjen e veprave publike

Me rastin e ditës së të dashuruarve, në 14 shkurt të këtij viti, Bashkia e Tiranës përuroi instalacionin e ri “I love Tirana” në Parkun Rinia, i cili shumë shpejt u kthye në një atraksion për vizitorët.

Por për fat të keq, edhe ndaj këtij objekti, që është ndër më të fotografuarit, nuk kanë munguar sjelljet vandale, duke e dëmtuar atë.

Kanë qenë punonjësit e Ndërmarrjes së Dekorit të Tiranës të cilët gjatë kësaj fundjave punuan për t’i rikthyer shkëlqimin këtij instalacioni nga ku qytetarët mund të bëjnë foto me të dashurit e tyre me sfond Parkun e gjelbëruar të Rinisë.

Një apel shkon për qytetarët për t’i ruajtur veprat publike, pasi tek e fundit paratë e harxhuara për rregullime dalin nga xhepat e taksapaguesve.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top