Connect with us

Do t’i zërë vendin në krye të FSHF? Bashkim Fino “thumbon” Dukën

Kuriozitete

Do t’i zërë vendin në krye të FSHF? Bashkim Fino “thumbon” Dukën

Do t'i zërë vendin në krye të FSHF? Bashkim Fino "thumbon" Dukën

Në prag të zgjedhjeve për presi dent në Federatën Shqiptare të Futbollit, që do të zhvillohen në muajt e parë të vitit të ardhshëm, lakohet mediatikisht vetëm një kandidat potencial në garën për kreun e institucionit.

Ish-kryeministri Bashkim Fino është i vetmi emër që përmendet se mund të jetë kandidat në garën për qeverinë e futbollit shqiptar në vendin tonë. Kur pyetet nga “Panorama Sport” nëse do të kandidojë apo jo, deputeti socialist tregohet shumë i kujdesshëm, por nuk e mohon atë.

Ndërkaq, ai i jep një përgjigje edhe Dukës për thumbimet e dy ditëve më parë, pasi ky i fundit pat deklaruar se, nëse Fino duhet të kandidonte, atëherë zyrtarizimin duhej që ta bënte nga selia e partisë.

bashkim fino

GARA E HAPUR

I pyetur nga gazeta në lidhje me kandidimin e mundshëm apo jo, ishkryeministri la gjithçka të hapur. Ai nuk e pohoi se do ta ndërmerrte një hap të tillë, por as e mohoi mundësinë për të qenë rival i Dukës në këto zgjedhje. “Nuk është koha e duhur për t’u prononcuar në lidhje me këtë çështje. Është shumë shpejt”, ishte deklarata e shkurtër e tij.

idrizi-dhe-fino

Lidhja e Finos me sportin është e njohur në vendin tonë, qoftë për simpatinë që ka me skuadrën e Partizanit, apo edhe simbolikisht, kur disa vite më parë ishte pjesë e skuadrës së politikanëve në organizimet dhe ndeshjet me karakter festiv.

REPLIKA ME DUKËN

Në një intervistë të dhënë së fundmi nga Armand Duka në “Top Channel”, emri i Finos u lakua lidhur edhe me partinë, në të cilën ai është deputet. Duka, ndër të tjera, u shpreh se, nëse ai do të jetë kandidat, duhet të zyrtarizohet nga selia e Partisë Socialiste. Ekskluzivisht për “Panorama Sport”, ishkryeministri Fino i ka kujtuar Dukës mbështetjen e Partisë Socialiste në të shkuarën dhe i ka bërë apel që të lërë mënjanë sarkazmën. “Me sa di unë, ishte në kuadrin e sarkazmës. – tha Fino.

dukaa

Megjithatë, unë mund të them se, meqenëse e kam mik, Duka duhet ta kursente sarkazmën me Partinë Socialiste sepse PS-ja i ka bërë nder. Gjithashtu duhet ta kursente sarkazmën edhe me emrin tim, Bashkim Fino”. Kjo ka qenë përgjigjja e ish-kryeministrit që, gjatë javëve të ardhshme, do të hapë patjetër spirale të reja. Tani nuk mund të thuhet me siguri se Duka do të jetë i vetëm në garë…/Panorama Sport

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top