Connect with us

Edhe Greqia jep alarmin: Shqipëria do të goditet shumë keq nga reshjet

Kuriozitete

Edhe Greqia jep alarmin: Shqipëria do të goditet shumë keq nga reshjet

Edhe Greqia jep alarmin: Shqipëria do të goditet shumë keq nga reshjet

Pas alarmit të sinoptikanëve shqiptarë, është meteorologu i njohur Sakis Arnautoglou i cili thotë se sasia e reshjeve të shiut që do të bien nga e enjtja deri të dielën në mbrëmje do të jetë e barabartë me gjithë reshjet që bien në Shqipëri për gjysmë viti.

E thënë në shifra do të kemi në shumë zona 500 litra ujë shiu në një metër katror.

“Edhe në Shqipëri kushtet do të jenë tepër të këqija. Do të kemi shira të vazhdueshëm, nga e enjtja deri të shtunën të paktën, reshje të cilat do kenë edhe tension edhe vazhdimësi. Dhe ndoshta shkaktojnë edhe probleme, rritje të menjëhershme të nivelit të lumenjve dhe përrenjve, përmbytje në zona të caktuara ose edhe rrëshqitje dheu”, thotë sinoptikani Sakis Arnautoglou.

I kontaktuar nga TCh, meteorologu në fjalë ka theksuar se reshjet e dendura do të shoqërohen edhe me erëra të fuqishme mbi 7 ballë.

Televizioni shtetëror paralajmëron të gjithë banorët e zonave perëndimore të Greqisë, por më tepër shtetasit shqiptarë dhe gjithë ata që duan të lëvizin në këto ditë midis dy shteteve, të anulojnë për më vonë udhëtimin dhe të shmangin lëvizjet me automjete të çdo lloji në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi kushtet e motit do të jenë ekstreme.

“Edhe në Shqipëri, në vendin fqinj, do të kemi shume shumë shi,në ditët në vazhdim dhe të premten e tregojnë këtë hartat e parashikimit”, tha Arnautoglou.

Sipas përshkrimit të sinoptikanit grek kemi të bëjmë me një fenomen që konsiderohet si një “bllokim trafiku” i sasive të jashtëzakonshme të reve të ngarkuara me shi mbi zonat perëndimore të Greqisë dhe sidomos mbi jugun e Shqipërisë. Moti do të fillojë të normalizohet nga fillimi i javës tjetër.

"Po mbushim ca thasë me rërë", dëshmia prekëse e fierakut që pret t'i përmbytet shtëpia

Përmbytje, rrëshqitje dheu e rrufe, Instituti i Gjeoshkencave tregon ç’na pret nga e enjtja

Moti nis “goditjet”, Instituti i Gjeoshkencave thotë se priten përmbytje të mëdha

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top