Connect with us

Donald Lu thyen më në fund heshtjen: Politikanët shqiptarë kanë kryer krime, por Tahirin…

Video

Donald Lu thyen më në fund heshtjen: Politikanët shqiptarë kanë kryer krime, por Tahirin…

Donald Lu thyen më në fund heshtjen: Politikanët shqiptarë kanë kryer krime, por Tahirin…S. Bardhi

Lajme

Pas një heshtjeje të gjatë për çështjen “Tahiri” ka ardhur edhe prononcimi publik i Ambasadorit amerikan Donald Lu.

Ndonëse shpeshherë Lu nuk ia ka përtuar për t’ja vënë gishtin dikujt për situata të ndryshme në vend, kësaj here deklarata e tij ishte “as mish as peshk” dhe në fund ia ngecur si me stil popullit duke thënë se jeni ju që e votuat.

Deklarata e plotë e Donald Lu:

Së pari, më lejoni të them dy fjalë në lidhje me polemikat aktuale rreth ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Të gjithë ju jeni duke parë të shkruhet historia në këtë vend.

Ajo që dini është se në komunizëm, Shqipëria kishte problemin e turpshëm të udhëheqësve komunistë që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshme: në Spaç, në Burrel dhe në Qafë Bar.

Në 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krimet e tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim.

Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm.

Por, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj dhe ju si qytetarë të Shqipërisë, të zbuloni të vërtetën.

E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike. I përket qytetarëve të Shqipërisë. Askush nuk duhet te jete mbi ligjin.

Ju nuk jeni gjyqtarë apo prokurorë, por jeni njerëz që votoni.

Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i Kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit.

Është përgjegjësia juaj të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje.

Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë. Nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë.”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top