Connect with us

Donte të ishte muskuloz, ish-ushtari bën të paimagjinueshmen për të fituar bodybuilding

Kuriozitete

Donte të ishte muskuloz, ish-ushtari bën të paimagjinueshmen për të fituar bodybuilding

Donte të ishte muskuloz, ish-ushtari bën të paimagjinueshmen për të fituar bodybuilding

Fitoi famë në rrjetet sociale për shkak të muskujve të tij, por pas fotografive fshihet një rrezik serioz.

Kirill Tereshin është një ish- ushtar rus, 21 vjeç, i pasionuar pas body building, por muskujt e tij nuk janë fryt i orëve të shumta në palestër, por i injeksioneve të rrezikshme.

I riu arriti ti bëjë muskujt voluminozë, në sajë të një përzierjeje vajtrash, Synthol, një produkt i cili rrit masën muskulore dhe që shpesh përdoret për të përmirësuar volumin trupor.

Por siç raporton “The Sun”, i riu ka vendosur të shënojë rekord në bodybuilding dhe për këtë arsye ka vendosur që t’iu nënshtrohet trajtimeve shumë të rrezikshme.

Produkti mund të ketë shumë efekte anësore, përveçse injeksionet janë shumë të dhimbshme dhe mund të shkaktojnë dëme muskulore dhe infeksione. Për këto arsye i riu është kritikuar shumë në rrjetet sociale dhe shumë përdorues e ftuan që të mos iu nënshtrohet këtyre trajtimeve.

Nga ana e tij Kirill reagoi duke thënë se pa shënuar rekord, nuk ka ndërmend të ndalet. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top