Connect with us

Zjarri shkatërrues në kullën e famshme, policia konfirmon: 71 persona humbën jetën

Kuriozitete

Zjarri shkatërrues në kullën e famshme, policia konfirmon: 71 persona humbën jetën

Zjarri shkatërrues në kullën e famshme, policia konfirmon: 71 persona humbën jetën

Policia del me deklaratë dhe thotë se janë gjetur dhe identifikuar dy trupat e fundit nga kulla e famshme e cila përfshi nga zjarri krejt papritur në muajin qershor, ndërkohë që konfirmohet se nuk pritet të ketë të tjerë.

Zjarri i kullës Grenfell Tower në Londër, u mori jetën e 71 personave, deklaroi policia, pasi ata gjetën dhe dy trupat, që mendohet se janë të fundit.

Hetuesit që po merren me rastin, thanë se një javë më parë kishin gjetur dhe dy trupat e fundit në kullë dhe se nuk presin të gjejnë më.

“Nuk mund ta imagjinojmë agoninë dhe pasigurinë që disa familje dhe të dashurit e tyre kanë kaluar, deri sa ne përfunduam procesin tonë të kërkimit, rikuperimit dhe identifikimit”, tha shefi i policisë, Stuart Cundy.

Flakët e zjarrit përfshinë 24 nga 27 katet e grataçelës dhe pavarësisht ndërhyrjes së mbi 200 zjarrfikësve me mbi 40 mjete, u desh një kohë shumë e gjatë për të normalizuar situatën. /a.y/noa.al

Zjarri në kullën në Londër, 12 të vdekur dhe 74 të plagosur

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top