Video
Dorëheqja e kreut të SHISH, Lubonja: Dorëheqje e turpshme, Visho Ajazit i është bërë presion
Dorëheqja e kreut të SHISH, Lubonja: Dorëheqje e turpshme, Visho Ajazit i është bërë presionD. Cani
Lajme
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar dorëheqjen e kreut të Shërbimit Informativ Shtetror, Visho Ajazi Lika.
I ftuar në rubrikën Opinion në News24, Lubonja tha se ai nuk duhet ta jepte dorëheqjen në këtë moment dhe sipas tij dorëheqja tregon se kreu i SHISH ka qenë në presion nga politika.
Pjesë nga komenti i tij:
Më së shumti jemi në një variant të kapjes së të gjitha institucioneve nga Rama që është tendenca e dukshme e tij për të kontrolluar të gjitha institucionet për të zezën tonë dhe për të zezën e atij. Nëse ka ikur Visho Ajazi për paaftësi duhet të ikë edhe ky se ky zëvendësi i tij është. Këtu interesi është të mos hetohet korrupsioni i të mëdhenjve. Helidon Bendo është po aq përgjegjës sa Visho Ajazi. Nëse Visho Ajazi ikën në mënyrë kaq të turpshme, aty vihet në dyshim i gjithë institucioni. Po të isha në opozitë do kërkoja komision parlamentar do e thërrisja Ajazin në parlament do i thosha si ka mundësi? Shërbimet sekrete kanë më shumë për të kapur të dhëna se sa prokurorët italianë në lidhje qoftë me përfshirjen e Tahirit…Cfarë bëjnë shërbimet sekrete, nëse s’ka gjetur gjë, nuk po them prova, por nga burime të caktuara duhet patjetër të hetonin a të gjenin dicka qoftë edhe për të provuar të kundërtën. Ajazi është në presion se nuk ka bërë punën si duhet për të gjitha arsyet e mundshme. Opozita thotë se është hequr nga presionet e qeverisë se mund të thoshte informacione për vëllain e kryeministrit, Rama thotë nuk i ka shkuar asnjë informacion…kështu është edhe puna e Visho Ajazit, nuk ka një dëshirë për të hetuar figurat e mëdha se janë shumë më të fuqishëm se sa këta, janë ata që i emërojnë e çemërojnë. Ajo që të lë të mendosh është se Visho Ajazi Lika ishte në të gjitha presionet dhe se nuk ka bërë punën si duhet. Opozita thotë se është hequr pas presioneve të qeverisë. Po të dëgjosh Ramën, Visho Ajazi Lika ishte në rregull. Në Shqipëri mjafton që hap rrugën dhe je i shpëtuar. Ne duam transparencë dhe të kërkohet llogari pse nuk ka dhënë shërbimet e duhura për kryeministrin dhe presidentin. Kemi një kapje të institucioneve nga Rama”.
JOQ.al