Connect with us

Dorëheqja e Visho Ajazit/ Berisha: Pagoi çmimin, kishte dokumente përvëluese

Video

Dorëheqja e Visho Ajazit/ Berisha: Pagoi çmimin, kishte dokumente përvëluese

Dorëheqja e Visho Ajazit/ Berisha: Pagoi çmimin, kishte dokumente përvëlueseA. Shehaj

Lajme

saliu

Pas dorëheqjes së kreut të SHISH, Visho Ajazit, ka reaguar Sali Berisha. Sipas Berishës, ish-kreu i SHISH u detyrua të jepte dorëheqjen, pasi me informacionet që kishte, dëshmonte lidhjet e vëllait të Ramës, Olsit, me baronët e drogës.

Ndër të tjera, ish-kryedemokrati shprehet se kjo dorëheqje e detyruar vjen në një kohë kur Ramën e ka kapur tmerri nga dokumentet që mund të dorëzonte Ajazi në prokurori.

Statusi i plotë i Sali Berishës:

Te dashur miq, Drejtori i Sherbimit Informativ Visho Ajazi qe i sherbeu vendit me integritet dhe perkushtim te veçante, ne drejtimin e ketij sherbimi dha sot papritur dorheqhjen.

Analiste dhe burime te besueshme konfirmojne se ai paguajti me doreheqjen e tij te papritur çmimin e denoncimeve ne prokurori dhe institucione te tjera si dhe informacioneve te panumerta qe faktonin lidhjet e Norieges, narko-kabinetit dhe vellaçko Olsit me drogen, trafiqet dhe krimin e bandat e tij.

Doreheqja eshte nje e drejte e çdo zyrtari. Por kjo doreheqje, ne kulmim e skandalit te implikimit te Saimir Tahirit, si anetar kryesor i bandes Habilaj, dhe bllokimit te prokurorise nga Noriega, deshmon tmerrin e Rames nga dokumentat perveluese qe Sherbimi Informativ mund te dorezonte ne Prokurorine e Krimeve te Renda per dosjen Tahiri por edhe per vet Ramen e pergjuar aksidentalisht duke folur me trafikante dhe per afera te medha korruptive si dhe vellaçko Olsin e kokaines dhe narko-ministra te tjere.

Ne keto kushte, mbeshtes plotesisht kerkesen e ish presidentit Nishani dhe e konsideroj jetike qe te behet publike mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare. Ne rast tjeter, i bej thirje Komisionit te Sigurise Kombetare te marre me urgjence nga Sherbimi Informativ te gjithe dosjen e implikimit te Rames, Olsit dhe ministrave te tij ne trafiqe dhe banda kriminale! sb

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top