Connect with us

DROGA NË VLORË, POLICIA: U GODIT BAZA E “HABILAJVE”, NJË I ARRESTUAR. U GJET GOMONIA NË PËRDORIM TË MOISIUT

Kuriozitete

DROGA NË VLORË, POLICIA: U GODIT BAZA E “HABILAJVE”, NJË I ARRESTUAR. U GJET GOMONIA NË PËRDORIM TË MOISIUT

DROGA NË VLORË, POLICIA: U GODIT BAZA E “HABILAJVE”, NJË I ARRESTUAR. U GJET GOMONIA NË PËRDORIM TË MOISIUT

Policia e Shtetit del me deklaratë lidhur me lëndën narkotike të sekuestruar në Babicë të Vlorës, kundër grupit të “Habilajve”.

Zëvendës drejtori i Polciisë së Shtetit, Rebani Jaupaj, deklaroi se është arrestuar 31-vjeçari Armand Koçerri, në banesën e të cilit u gjet lënda narkotike, afërsisht 4 ton kanabis sativa.

Po ashtu bëri me dije se është sekuestruar dhe një gomone në pronësi të Ferdinand Habilaj, dhe me prokurë për Moisi Habilaj, i arrestuari në Itali për trafik droge, dhe i dyshuar si kreu i grupit.

Jaupi deklaroi se janë shoqëruar dhe dy persona tët jerm në polici, si të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale, ndërkohë që hetimet janë në vijimësi.

Më konkretisht Japuaj tha se u godit baza ku strehohej droga e grupit kriminal “Habilaj”.

Në kuadër të goditjes së grupeve kriminale që trafikojnë lëndë narkotike drejt shteteve europiane, kryesisht Italisë, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë finalizuar një mega-operacion të nisur pas një hetimi të mirfilltë me metoda speciale.

Referimi është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në datë 30 prill 2017 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për grupin kriminal të njohur si “Habilaj”, pas informacioneve që kishin siguruar për aktivitetin në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Jaupi bëri me dije se Ditën e djeshme në fshatin Babicë është organizuar ndërhyrja në terren në bashkëpunim mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Departamentit kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore Vlorë, nën drejtimin e një Prokurori të Krimeve të Rënda dhe Drejtorit të Departamentit kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, me rreth 50 forca speciale 'Delta' dhe forca nga policia lokale.

Në një banesë në këtë fshat është konstatuar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nga peshimi rezultoi 3 978 kilogramë kanabis.

Në përfundim të veprimeve, policia ka arrestuar si posedues të drogës shtetasin Armando Koçerri, 31 vjeç, banues në Babicë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike si edhe një mjet lundrues gomone në pronësi të Ferdindand Habilaj, me prokurë përdorimi nga Moisi Habilaj, një armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh pistolete dhe automatiku.

Ndërkohë po vijojnë veprimet për sekuestrimin e pasurive me burim të dyshimtë për personat e implikuar.

Në ambientet e Policisë Vlorë janë shoqëruar edhe dy persona tjerë, si edhe po vazhdojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj dosje kriminale.

Hetimet po vijojnë intensivisht në bashkëpunim me organin e akuzës dhe partnerët në nivelin e një operacioni ndërkombëtar për dokumentimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale dhe kryerjen e veprimeve të përcaktuara qartësisht në ligj.

Prokuroria e Përgjithshme tha më herët ditën e sotme, rezulton se lënda narkotike është kultivuar, përpunuar, magazinuar dhe është bërë gati për trafik nga persona, pjesë e grupit kriminal të njohur si “Habilaj”. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top