Connect with us

Llalla në Prokurorinë e Vlorës pas sekuestrimit të drogës: Arrestime në varësi të hetimeve

Kuriozitete

Llalla në Prokurorinë e Vlorës pas sekuestrimit të drogës: Arrestime në varësi të hetimeve

Llalla në Prokurorinë e Vlorës pas sekuestrimit të drogës: Arrestime në varësi të hetimeve

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka mbërritur me urgjencë paraditen e sotme në Prokurorinë e Vlorës.

Lëvizja e kreut të organit të akuzës vjen pas sekuestrimit të 4.5 tonë kanabis sativa në Babicë të Vlorës, e cila sipas hetimeve që Prokuroria për Krime të Rënda ka bërë me SHISH dhe autoritetet ndërkombëtare, i përkiste bandës së Habilajve.

Për rreth një orë në Prokurorinë e Vlorës ai zhvilloi një takim me kryeprokuroin e Vlorës Ramadan Troci, prokurorë të tjerë të Vlorës dhe gjyqtarë.

Kryefjalë e diskutimeve në këtë takim pëprveç operacionit ka qenë edhe dosja “Habilaj”. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët pas takimit, Llalla u shpreh se prej muajsh Prokuroria e kishte nën hetim rastin konkret dhe se në vijim pritet të dhëna të sakta.

“Prokuroria prej disa muajsh kishte në hetim rastin konkret. Bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë u finalizua me rezultate konkrete. Në vijim do të kemi të dhëna më të sakta”, u shpreh Llalla.

I pyetur nëse do ketë arrestime, Llalla tha se kjo do të jetë në varësi të hetimeve. Mësohet se Llalla shoqërohet nga drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pas takimit në Vlorë Llalla do të ndalet edhe në Prokurorinë e Lushnjës. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top