Connect with us

Dy vjet jetuan bashkë, ndahen pas 16 orësh operacion binjakët e lidhur në kokë

Kuriozitete

Dy vjet jetuan bashkë, ndahen pas 16 orësh operacion binjakët e lidhur në kokë

Dy vjet jetuan bashkë, ndahen pas 16 orësh operacion binjakët e lidhur në kokë

Jetuan për dy vjet të ngjitur kokë më kokë dhe vetëm tani kirurgët në kryeqytetin indian, Delhi, kanë kryer një operacion mjaft të vështirë për të ndarë djemtë binjakë.

“Dy-vjeçarët Jaga dhe Kalia iu nënshtruan një operacioni mjaft të vështirë i cili ka zgjatur plot 16 orë dhe tani janë në kujdesin intensiv”- thanë mjekët.

Një ekip prej 30 mjekësh kryen operacionin në një spital shtetëror, i pari i këtij lloji në Indi. Djemtë kanë lindur me enë të gjakut dhe inde të trurit, një kusht shumë i rrallë që ndodh një herë në rreth tre milionë lindje.

Drejtori i Institutit Indian të Shkencave Mjekësore, Randeep Guleria, tha se 18 ditët e ardhshme do të jenë tepër kritike për të vërtetuar suksesin e operacionit.

Mjekët thanë se puna më sfiduese pas ndarjes ishte të siguronin mbulim të lëkurës në të dy anët e trurit për fëmijët, pasi kirurgjia kishte lënë vrima të mëdha në kokë. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top