Connect with us

Kushëriri vrau burrë e grua në Gjirokastër, çfarë vendosi gjykata për ekzekutorin

Kuriozitete

Kushëriri vrau burrë e grua në Gjirokastër, çfarë vendosi gjykata për ekzekutorin

Kushëriri vrau burrë e grua në Gjirokastër, çfarë vendosi gjykata për ekzekutorin

Apostol Kostës, vrasësit të dyshuar të çiftit Aleko dhe Afërdita Kosta në Gjirokastër, i është dhënë masa e sigurisë "arrest me burg" sot në dhomën e tij në spital, atje ku ai gjendet në gjendje të rëndë pas tentativës për të vrarë edhe veten.

70-vjeçari Apostol Kosta ekzekutoi me armë, kushëririn e tij me bashkëshorten dhe pastaj e vuri armën nën mjekër për të vrarë veten. Nga plumbi ai nuk vdiq, por shkatërroi nofullën.

Nga ana e tij avokati i 70 vjeçarit, Shpëtim Meci kërkoi një masë lehtësuese për Kostën, por gjykata ka pranuar kërkesën e Prourorisë për ta lënë në burg pa afat.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në banesën e Aleko Kostës, ku Apostoli ka hyrë pa paralajmërim. Rezulton se ai është futur nga porta kryesore dhe ka hedhur brenda shtëpisë një granatë defensive.

Pasi hodhi granatën, u largua me shpejtësi për të shpëtuar veten, por kanë kaluar disa minuta dhe granata nuk ka shpërthyer për shkak se detonatori ishte i lagur.

Gjendur në këto kushte, Apostol Kosta ka marrë një armë automatike që e mbante në shtëpi dhe ka shkuar sërish në banesën e djalit të xhaxhait të tij.

Ai është futur furishëm në dhomën e çiftit dhe është dëgjuar teksa i ka qëlluar me armën. Aleko ka marrë 12 plumba pjesën më të madhe në kokë, ndërsa gruaja e tij Afërdita ka marrë 10 plumba në trup, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen çiftit. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top