Connect with us

“E kam pritur këtë moment gjithë jetën”, brenda dasmës madhështore të kampiones së tenisit

Video

“E kam pritur këtë moment gjithë jetën”, brenda dasmës madhështore të kampiones së tenisit

"E kam pritur këtë moment gjithë jetën", brenda dasmës madhështore të kampiones së tenisitS. Bardhi

Thashetheme

Kampionia e leninist Serena Williams ka kurorëzuar dashurinë e saj me bashkëthemeluesin e Reddit Alexis Ohanian në një ceremoni intime ne New Orleasn këtë javë.

Eventi privat u zhvillua në një galeri arti në Cantonporary dhe kishte të ftuar një numër të lartë personazhesh publike, përfshirë Beyonce, Kim Kardashian, Kanye West, Jay-Z apo Eva Longoria.

Çifti Williams-Ohanian kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë këtë shtator që quhet Alexis Ohanian Jr., i cili po ashtu ishte prezent në dasmë.

“American Vogue” ka bërë një përmbledhje të detajuar të kësaj mbrëmje ceremoniale, duke publikuar edhe një copëz të premtimeve që Ohanina e kishte shkruar vetë.

Alexis i tha Serenës:

Ti je më e madhja e të gjitha kohërave dhe jo vetëm sportiste. Po të flas si nënë dhe si grua. Jam i ngazëllyer që do shkruajmë kapitujt e jetës tonë së bashku. Nuk e di pse por më duket sikur gjithë jetën time kam qenë duke e pritur këtë moment.”

Serena mbante një buqetë me trëndafila të bardhë dhe bizhuteri 14 karatëshe, për të cilat thuhet se kishin një vlerë 3.5 milionë dollarë.

Pas ceremonisë, Williams debutoi me një fustan të dytë, këtë herë nga Versace.

Në darkë çifti i sapomartuar ishte ulur në një karrige ari që i ngjante froneve mbretërore.

Williams kishte kërkuar një martesë të frymëzuar nga Disney dhe kështu festa e saj kishte temë stilin mbretëror.

Sigurisht që ishte një mbrëmje mbretërore, me llamba tejet të shndritshme, me shfaqje zogjsh të artë dhe plot detaje tjera.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top