Connect with us

E lë e dashura shqiptare, italiani tërbohet dhe shkon ta shtypë me makinë

Video

E lë e dashura shqiptare, italiani tërbohet dhe shkon ta shtypë me makinë

E lë e dashura shqiptare, italiani tërbohet dhe shkon ta shtypë me makinëA. Naçi

Lajme

Një vajzë shqiptare ka përjetuar përndjekjen e ish të dashurit të saj italian që nga ngacmimet, kërcënimet, e deri tek vrasja në tentativë. 57-vjeçari ka rënë në pranga, pasi tentoi që të shtypte me makinë ish-të dashurën e tij shqiptare.

Mediat italiane raportojnë se episodet e dhunës nga shtetasi italian ndaj vajzës me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie kishin qenë të shumta.

Mbrëmjen mes 13 dhe 14 nëntorit, Policia e Tivolit ndërhyri në kohë për të ndaluar italianin, për aktet e persekutimit në dëm të ish-të dashurës së tij, shkruan Il messaggero.

Ishte shqiptarja që kishte denoncuar dhunën dhe kërcënimet e të dashurit të saj, duke ndërprerë marrëdhënien sentimentale me italianin, i cili nuk pranonte kurrsesi që ata të ndaheshin. Ky i fundit, pas denoncimit të saj, nuk u ndal, por shkoi mbrëmjen e 13 nëntorit tek puna e saj, duke e kërcënuar shqiptaren me një pistoletë gjysmë-automatike, ndërsa u përpoq që ta shtypte edhe me makinë.

Karabinierët nisën menjëherë kërkimet për romanin, i cili u zhduk pas tentativës për të vrarë shqiptaren. Më pas ai u kap në Velletri. Tashmë 57-vjeçari ndodhet në burgun e Rebibias, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

image

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top